Nuk keni produkte në shportë.
Ky PC Gaming i fuqishëm dhe modern është ndërtuar për ata që kërkojnë performancë të lartë në lojëra të gjeneratës së fundit, multitasking dhe përdorim të përditshëm. Me dizajnin e veçantë të kasës RAIDMAX VECTOR V212 – Black, ky sistem ofron pamje atraktive dhe hapësirë të optimizuar për ftohje dhe përbërës high-end.
Procesori AMD Ryzen 7 7800X3D, me 8 bërthama / 16 threads dhe shpejtësi deri në 5.0GHz, është një nga procesorët më të mirë për gaming falë teknologjisë 3D V-Cache, duke siguruar FPS të larta dhe stabilitet të jashtëzakonshëm në lojërat AAA dhe eSports.
Ftohja e procesorit mbështetet nga ENDORFY Fera 5, një cooler i fuqishëm dhe efikas që ruan temperaturat optimale edhe gjatë sesioneve intensive të gaming-ut.
Memoria G.Skill Flare X5 DDR5 – 32GB (2x16GB), 6000MHz ofron shpejtësi ekstreme dhe stabilitet për multitasking, ndërsa SSD Kingston NV3 – 500GB NVMe PCIe 4.0 siguron ngarkime të shpejta për lojëra dhe programe, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për aplikacionet më të përdorura.
Grafikët janë të fuqizuar nga Gigabyte GeForce RTX 5060 WINDFORCE – 8GB GDDR7, 128-bit, një kartelë grafike moderne që ofron përformancë të fortë në gaming 1080p dhe 1440p, me mbështetje për teknologjitë Ray Tracing dhe DLSS 3.5, për një eksperiencë vizuale më realiste dhe më të qetë.
Furnizimi me energji sigurohet nga nJoy Synergy 750W – 80+ White, që garanton stabilitet dhe efikasitet për të gjithë komponentët.
Pikat kryesore:
AMD Ryzen 7 7800X3D – 8C/16T, deri në 5.0GHz, me 3D V-Cache për gaming elitë
Gigabyte RTX 5060 WINDFORCE – 8GB GDDR7, 128-bit, Ray Tracing & DLSS 3.5
32GB DDR5 6000MHz G.Skill Flare X5 – shpejtësi & stabilitet maksimal
500GB Kingston NV3 NVMe SSD – PCIe 4.0 super i shpejtë
ENDORFY Fera 5 – ftohës procesori i fuqishëm dhe i qetë
Gigabyte B650M S2H – micro ATX, DDR5, Socket AM5
PSU nJoy Synergy 750W – 80+ White
Case RAIDMAX VECTOR V212 – dizajn modern dhe funksional
Ky sistem është zgjedhja perfekte për gaming 1080p/1440p, multitasking dhe përdorim të përditshëm, duke ofruar raport optimal performancë/çmim dhe estetikë tërheqëse me përbërës të gjeneratës më të re.
Detajet e produktit
Buton BLD
Nuk u gjet asnjë vlerësim