Nuk keni produkte në shportë.
Ky Kompjuter Gaming Buton ofron performancë të jashtëzakonshme për lojëra moderne dhe punë intensive, duke kombinuar teknologjinë më të fundit AMD Ryzen 7000 me fuqinë grafike NVIDIA RTX 5060 GDDR7. Procesori AMD Ryzen 5 7600X me 6 bërthama dhe 12 threads punon në frekuencë bazë prej 4.7GHz dhe arrin deri në 5.3GHz Boost, duke garantuar fuqi të qëndrueshme në gaming dhe multitasking. Ftohësi ENDORFY Spartan 5 MAX mban temperaturat nën kontroll edhe gjatë sesioneve të gjata të lojërave.
Për shpejtësi dhe efikasitet maksimal, sistemi vjen me Patriot Viper Venom DDR5 32GB (2x16GB) 6000MHz, që ofron përgjigje të menjëhershme në çdo aplikacion. Depozitimi Kingston NV3 SSD 1TB PCIe 4.0 NVMe mundëson nisje ultra të shpejtë të sistemit, lojërave dhe programeve.
Pllaka amë Gigabyte B650M S2H me socket AM5 siguron stabilitet, lidhje moderne dhe përputhje me gjeneratat e ardhshme të procesorëve AMD.
Kartela grafike Gigabyte GeForce RTX 5060 WINDFORCE 8GB GDDR7 ofron performancë të shkëlqyer në rezolucione Full HD dhe 2K, me mbështetje për DLSS 3 dhe Ray Tracing, për pamje më të detajuara dhe frame rate më të larta. Energjia sigurohet nga nJoy Synergy 750W 80+ White, që ofron efikasitet dhe qëndrueshmëri afatgjatë, ndërsa kasë MSI MAG FORGE M100A sjell dizajn elegant me ndriçim ARGB dhe ventilim të optimizuar.
Ky sistem është i përsosur për lojtarë, krijues përmbajtjesh dhe përdorues profesionistë që kërkojnë kombinimin ideal të fuqisë, shpejtësisë dhe pamjes moderne.
Specifikat kryesore
-
Procesor: AMD Ryzen 5 7600X – 6 Core / 12 Thread, 4.7GHz (deri 5.3GHz)
-
Pllakë amë: Gigabyte B650M S2H – DDR5, Socket AM5, mATX
-
Ftohës CPU: ENDORFY Spartan 5 MAX – ARGB, Black
-
Memorie RAM: Patriot Viper Venom DDR5 – 32GB (2x16GB), 6000MHz
-
Depozitim: Kingston NV3 – 1TB SSD, PCIe 4.0 x4, NVMe M.2
-
Kartelë grafike: Gigabyte GeForce RTX 5060 WINDFORCE – 8GB GDDR7, 128-bit
-
Kase kompjuteri: MSI MAG FORGE M100A – e zezë, ARGB
-
Furnizues rryme: nJoy Synergy 750W – 80+ White, 230V EU Standard
Detajet e produktit
Buton BLD
Nuk u gjet asnjë vlerësim